New in Germany
Gjermania ka qenë ëndrra e kahershme e shqiptarëve. Mirëpo vitet e fundit kjo ëndërr po kthehet në një mundësi e vërtetë për mijëra njerëz që kanë përfituar leje qëndrimi, falë marrëveshjeve të punësimit në sektorë të ndryshëm në Federatën Gjermane.
Ndërkohë, janë të shumtë ata bashkatdhetarë që pas një qëndrimi shumëvjeçar në Greqi apo në Itali, janë pajisur tashmë me shtetësitë e këtyre vendeve dhe për shkak të gjendjes të rënduar ekonomike në këto vende fqinje, rizgjedhin të emigrojnë kësaj here në Gjermani,si qytetarë europianë.
Në fillim, shtegtimi i ri nuk duket fort i lehtë. Vështirësitë në zotërimi e gjuhës por edhe të pikave bazë që përbëjnë bërthamën e shoqërisë gjermane, kthehen në një makth për integrimin. Shpesh herë. një plotësim formulari, një telefonatë apo një udhëzim i thjesht që kërkohet, kthehet në një stres të paparashikuar. Njerëz të pakualifikuar dhe vetëm për interesa financiare shfrytëzojnë rastin duke vjelur shuma të mëdha. Për shumë bashkatdhetare kjo udhë ka qenë ose mbetet pa krye. Kryekëput demoralizuese.
Menduam që kjo nismë “New in Germany” të jetë një dritare e hapur për një fillim të ri.
Të ofrojmë një mundësi për të shpjeguar dhe përcjell ato që kemi përjetuar vetë. Me njohuri të mira, me arritje të përkryera deri tani dhe me profesionalizëm do të ndodhemi pranë gjithsecilit, me çmime shumë shumë të ulëta. Që nga regjistrimi në bashki deri tek përfitimi i shtetësisë gjermane. Në terren por kryesisht online, sepse shqiptarët janë të shpërndarë në mbarë Gjermaninë.
Kërkesa juaj në bazë të të dhënave që do të na dorëzoni nëpërmjet Email apo Whats app, Facebook apo Viber ose postë, mund të jetë për pak minuta e plotësuar. Kemi aftësinë për të qenë pranë jush kurdoherë.
*Të nderuar bashkatdhetare. Ndihma jonë përkufizohet për personat që kanë status legal në Gjermani si dhe për familjarët e tyre që mund të përfitojnë nëpërmjet bashkimit familjar. Kurrsesi nuk jemi kompetent për rastin e dhimbshëm të azilkërkimit, proces që merret përsipër vetëm prej njësive juridike, avokatëve apo instancave të përcaktuara me ligj. Poashtu, nuk jemi ndërlidhës për punësim apo kontrata që sigurojnë lejeqëndrim.
Grupi i punës
Shumica e çështjeve shqyrtohet dhe shpjegohet nga Vasil Merko. Sipas veçantisë, temat shpërndahen në një team të specializuar deri në zgjidhjen e tyre.
Vasili ka një përvojë shumëvjeçare në temat e emigracionit në Greqi ku ka jetuar si emigrant. Atje ka qenë redaktor në gazetat kryesore në gjuhën shqipe dhe është marrë me shtjellimin, përcaktimin dhe hedhjen në praktikë të çështjeve më thelbësore për emigrantët. Me studime në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Pireut në Athinë, Vasili ka njohuri të thella në të drejtat e shtetasve europianë në vende bujtëse të Unionit. Banimi dhe jetesa falë bursave universitare të përfituara dhe të kompensuara nga BE në Siena, Toscana të Italisë e afron atë me realitetin e shqiptarëve atje por edhe me njohjen e Italishtes.
Vasili flet 5 gjuhë: Shqip, gjermanisht, greqisht, anglisht, italisht. Shërbimet tona ofrohen në të gjitha këto gjuhë.
Prej vitit 2013 ai jeton në Gjermani, me përvojë në çështje emigracioni dhe me njohje të larta të gjermanishtes. Për shkak të aftësive integruese ai ka përfituar shtetësinë gjermane në kohë shumë më të shkurtër se e kërkuara me ligj.
S'kemi nevojë të flasim për veten
Shifrat dhe përshtypjet e klientëve vërtetojnë suksesin e punës tonë disavjeçare !